“Pas reflektimit pozitiv të Qeverisë për rritje të pagave, kërkojmë nga mesimdhënësit e Komunës tonë që të rifillojë mësimi, me qëllimin më të mirë për mos humbjen e orëve të mësimit nga fëmijët tanë”, ka thënë për medie I pari I komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Kryetari Haliti në prononcimin e tij për mjetet e informimit tutje ka theksuar se “Ne si institucione komunale jemi të përkushtuar së bashku me ju dhe të gjithë akterët që të mos dēmtohet procesi mësimor” dhe se ështëë koha që edhe punëtorët e arsimit të reflektojnë dhe sa më parë të ndërprejnë grevë dhe të nisin procesin mësimor.
Nga ana tjetër, i pari i SBASHK-ut në Viti, Kemajl Bislimi, në një prononcim për “”Plus Televizion”, ka thënë se rritja e ofruar nga Qeveria, është vetëm 10%, dhe si e tillë nuk është e pranueshme për ne.
“Nuk e pranojmë ofertën e Qeverisë, pasi ajo nuk.përmbush kërkesat tona, dhe si pasojë ne do
të vazhdojmë grevën, duke mos u tërhequr nga kërkesat tona”, ka thënë Kemajl Bislimi
Ndryshe, greva në arsim ka nisur para një jave, ku mësimdhënësit kërkojnë ndryshimin e ligjit të pagave, pasi sipas tyre rangimi me koeficient është jo i drejtë me sektorët e tjerë.Aziz Zuka