Futboll

Në miqësore, FC Drita mposhtet nga ekipi nga Rumania

FC Drita nga Gjilani tash e sa ditë është duke i zhvilluar përgatitjet në qytetin Bansko të Bullgarisë, ku ka paraparë të luajë disa ndeshje kontrolluese, shkruan kryelajmi.com.

Futbollistët që drejtohen nga greku Akis Vavalis, këtë të mërkurë kanë zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndaj ekipit nga Rumania, Universitatea nga Craiova, nga i cili kanë pësuar me rezultat 2:0 me golat që i kanë shënuar Alex Crețu dhe Ante Roguljic.

Trajneri Akis Vavalis startoi me këtë përbërje: Smakiqi, Besnik Krasniqi, Salihu, Agyare, Ibrahimi, Isufi, Baftiu,  Selmani, Prapashtica, Jashari, Tahiri. U dha rastin edhe lojtarëve: Isufi, Behluli, Thaqi, Georgiev, Broja,  Xhymshiti, Maliqi, Ramushi, Haziraj dhe Blerim Krasniqi.

Ekipi nga Rumania në kampionatin që sapo ka përfunduar është renditur në pozitën e katërt në Ligën e Parë të Rumanisë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like