Futboll

Idrizi: Jam i kënaqur me pikën e fituar

Shpëtim Idrizi, kryetrajner i Trepces ’89, është ndarë i kënaqur me pikën e arkëtuar, derisa angazhimi i futbollistëve thotë se është ‘çelësi’ kryesor për të arritur deri te sukseset.

“Ndeshjen nuk e nisëm mirë dhe nuk isha i kënaqur e pjesën e parë. Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, realizuam golin e barazimit dhe krijuam mundësi të tjera për ta fituar ndeshjen. Megjithatë mbetemi të kënaqur edhe me pikë barazim, duke patur parasysh që ne kemi ambicje për të qëndruar në Superligë, ndërkohë Gjilani për titullin kampion”, ka theksuar Idrizi.

You Might Also Like