Futboll

Almir Ajzeraj: Krenar po largohem nga Drita

Almir Ajzeraj i jep lamtumirën Dritës: Largohem me krenari, Drita do të mbetet pjesë e jetës time

𝐏𝐨𝐬𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐥𝐨𝐭ë 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐥𝐦𝐢𝐫 𝐀𝐣𝐳𝐞𝐫𝐞𝐚𝐣:

Pas 6 viteve e gjysmë, ka ardhur momenti të përshëndetem me klubin që për mua ishte shumë më tepër se vetëm futboll. FC Drita ishte shtëpia ime, vendi ku u rrita, ku kalova momentet më të bukura të karrierës dhe ku krijova kujtime që do t’i mbaj gjithë jetën me vete.

Po largohem krenar që kam qenë pjesë e periudhës më të suksesshme në historinë e klubit. Bashkë kemi festuar 3 tituj kampioni, 1 Superkupë dhe kemi arritur suksese që do të mbeten përgjithmonë në historinë e Dritës. Çdo emocion, çdo fitore dhe çdo sfidë e kaluar së bashku e kanë bërë këtë rrugëtim të paharrueshëm për mua.

Falënderim i madh për presidentët e klubit për besimin ndër vite, për drejtorët, trajnerët dhe gjithë stafin teknik që ka qenë çdo ditë pjesë e punës tonë.

Një respekt i veçantë për doktorët, fizioterapeutët dhe ekonomat që kanë qenë gjithmonë prapa suksesit tonë.

Faleminderit bashkëlojtarëve, kemi ndarë gjithçka në fushë: fitore, humbje dhe emocione që na kanë bërë familje.

Dhe mbi të gjitha, faleminderit “Intelektualëve” dhe gjithë tifozëve të Dritës për dashurinë dhe përkrahjen e pakushtëzuar në çdo moment.

Largohem me krenari, mirënjohje dhe respekt të madh për këtë klub që do të mbetet gjithmonë pjesë e imja.

Faleminderit për gjithçka.A

You Might Also Like