Futboll

Në UEFA League, Drita do të përballet me Florianën e Maltës

Pas eliminimit nga Champions League nga Kaunas Zhalgiris, kampioni aktual i Kosovës FC Drita garat evropiane do t’i vazhdojë në Europa UEFA League dhe tash veç se dihet ekipi me të cilin do të përballet.

Kampioni i Kosovës, në garën e dytë më të rëndësishme në Evropë do të përballet me skuadrën nga Malta, FC Floriana.

FC Floriana e pati fatin e njëjtë sikurse Drita. Ekipi maltez, ndonëse në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat 2:0 ndaj ekipit Shamrock Rovers, në ndeshjen e kthimit është mundur keq me rezultat 5:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:3 është eliminuar nga Champions League. /kryelajmi.com/

You Might Also Like