Futboll

Batatina: Edhe Llapi është kandidat për titull

“E kemi ditur se do të përballemi me pozitën e parë dhe me pak fat mund ta kishim fituar ndeshjen ndaj skuadrës së Gjilanit. Nuk i kemi dhënë hapësirë Gjilanit. Tani edhe ne jemi në luftë për kreun e Superligës. Nuk është humbje e madhe barazimi ndaj Gjilanit. Nuk kemi mundur ta bëjmë lojën tonë. Mendoj që pak më të kujdesshëm kemi mundur të bëjmë gol. Të dyja bëmë lojë cilësore. I përgëzoj djemtë për lojën dhe mendoj se ka ndeshje tjera ku do të mund të fitojmë pikë. Suksesi në të cilin jemi tani është falë djemve. Jemi skuadra më në formë në Superligë. Por, nuk ndërpritet seria pozitive ndaj Gjilanit. Jemi afër me skuadrat në tabelë, ruajtëm distancën në 4 pikë me liderin dhe nuk është diferencë e madhe”, ka theksuar Batatina.

You Might Also Like