Viti

Në Viti hapet ekspozita vlerësimin preliminar të tokës

Për herë të parë në Viti, sot është hapur një ekspozitë e cila ka të bëjë me vlerësimin preliminar të tokës të boniteteve të ndryshne në territorin e komunës së Vitisë, ku qytetarët do të kenë mundësinë të njihen për së afërmi rezultatet preliminare mbi vlerën e saj.

Gjithashtu për herë të parë në këtë komunë do të caktohet një vlerë zyrtare e tokës dhe atë në kuadër të një projektit të përbashkët nga Ministria e Financave në mbështetje të SIDA-së Suedeze. Përndryshe pritet që në të ardhn të caktohet tatim mbi tokën. Ekspozita që është hapur sot do të qëndroj e hapur për një muaj në qytetin e Vitisë, konkretisht në objektin e tatimit në pronë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se këtë projekt po fillon përmbushja e kritereve të tatimit mbi tokën duke falënderuar për këtë projekt Ministrinë e Financave dhe SIDA-në Suedeze.

gjithatë kryetari Haliti tha se një projekt i tillë është dashur të filloj më herët por potencoi se ajo është në interes të qytetarëve të kësaj komune. Kurse Agron Qerkini, përgjegjës i sektorit të Financave nga Tatimi në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave, tha se ky projekt ka filluar qysh në vitin 2014 duke shtuar se deri tani është bërë një punë e madhe dhe atë në bashkëpunim stafin e komunës së Vitisë. Ai tha se kjo ekspozitë ka për qëllim që të njoftoj qytetarët procesin e vlerësimit preliminar dhe gjatë kësaj faze qytetarët kanë mundësi të bëjnë konte lidhur atë dhe ato konte do të shqyrtohen nga organet gjegjëse. E Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, ndër tjerash tha se përs kësaj ekspozite qytetarët vitias për herë të parë do të njoftohen për

vlerësimin e pasurisë së tyre që kanë në pronësi, duke potencuar se kjo do të ndikoj pozitivisht pasi sipas tij kur të fillon të aplikohet tatimi mbi tokën do të shtohet buxheti i komunës e kjo do të ndikoj në zhvillimin e komunës përs projekteve konkrete. Gjatë ekspozitës u bë dije se toka ndahet në pesë kategori kryesore si: bujqësore, pyjore, residenciale, korciale dhe industriale.Aziz Zuka

You Might Also Like