Viti

Kryetari Haliti nënshkruan një kontratë milionëshe me Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një kontratë me përfaqësuesit e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë. Bëhet me dije se nënshkrimi i këtij dokumenti është në kuadër të projektit “Bridging regions”, nga Bashkimi Evropian (EU) nëpërmjet programit të bashkëpunimit ndërkufitar “Cross-border cooperation”, ku shuma total e këtij projektit është 1,018,149,40 Euro.

Sipas kryetarit Haliti, ky projekt i miratuar nga EU Cross-border cooperation do të sjellë shumë avantazhe për komunën e Vitisë si dhe për komunën partnere të Gostivarit nga Maqedonia e Veriut. Përndryshe pritet që projekti në fjalë të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe në forcimin e kapaciteteve të komunës për të zhvilluar iniciativa të reja dhe për të përmbushur nevojat e qytetarëve tanë.

Gjithashtu u theksua se ky projekti do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe social, do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të krijojë vende të reja të punës dhe do të promovojë rritjen e turizmit dhe mbrojtjes së ambientit. Aziz Zuka

You Might Also Like