Gjilan

Një fëmijë është sulmuar nga qentë endacakë

Në redaksin e “Radios Star”, një nënë ka dërguar disa fotografi ku shihet së fëmija i saj është sulmuar nga qenët endacak në qytetin e Gjilanit.

Sipas disa fotografive që janë publikuar në rrjetet sociale, shihet se fëmija është kafshuar nga qentë në pjesën e dorës së djathtë.

Miranda Keka është nëna e fëmijës, ajo përmes një statusi në facebook ka apeluar dhe ka bërë thirrje kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hysenit dhe nënkryetarës Leonora Morina-Bunjakut, që të marrin më seriozisht gjendjen aktuale të qenëve endacakt.

Ky është statusi i Miranda Kekës, nëna e fëmijës i cili u sulmua nga qenët endacak në Gjilan:

Thirrje për kryetarin e komunës #AlbanHyseni,Leonora Leonora Morina Bunjaku,dhe krejt institucionet që merren me këtë punë,më mirë të merreni me qentë endacak të cilët po I sulmojnë fëmijët dhe njerëzit rrugëve se me dal me fshi parqet e qytetit,si duket më lehtë po iu vjen me fshi se me u marrë me gjëra serioze dhe që po sjellin rrezik çdo ditë,plus që qentë janë të pavaksinuar,sot djalin tim e ka sulmu çeni endacak ,nesër I ndodh dikujt tjetër….

You Might Also Like