Sporte të tjera

Olsa Zymberi dhe Rexhep Zeqiri kampionë të Kosovës në badminton

 

Federata e Badmintonit e Kosovës ka organizuar Kampionatin e Kosovës Top 5 Lojtarët më të mirë nëpër kategori të ndryshme të garimit.

Në këtë ngjarje të madhe të këtij sporti të ri tek ne kanë marrë pjesë shumë garues nga pesëshet më të mira dhe kanë treguar lojëra të shkëlqyeshme.

Siç ka theksuar Blerim Sylejmani, sekretar i Federatës së Badmintonit të Kosovës garat kanë përfunduar sot, këtë të diele dhe se garuesit e Klubit të Badmintonit “Don Bosko” nga Gjilani, Olsa Zymberi dhe Rexhep Zeqiri janë shpallur kampionë të Kosovës për seniorë.

Dy lojtaret e reja Fjona Mustafa dhe Adea Kulla u shpallën nënkampione për gjeneratat U15 gjegjësisht U17.

Ndryshe, ditë më parë, kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, Luzim Zeqiri dhe sekretari Blerim Sylejmani kanë marrë pjesë në Kuvendin e 83-të të Federatës Botërore të Badmintonit BWF në Bangkok në Tajlandë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like