Futboll

Nuhiu: Jemi të fokusuar në ndeshjen e Kupës, por edhe pikët na motivojnë

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se ata fituan shkaku që vendasit ishin nën presion për të triumfuar.

“Çdo ndeshje e fituar është realisht e bukur. Kundërshtari ishte në presion të rezultatit, por jo edhe ne”, ka thënë ai.

“Ne jemi të fokusuar te ndeshja e Kupës. Prishtina ka cilësi për të luajtur ndeshje më të shpejtë, më dinamike”.

“Fokusi ynë është te Kupa”, ka shtuar Nuhiu që ditë më parë vazhdoi kontratën me Dritën.

You Might Also Like