Futboll

Nuk mund të luaj as Jackson Ferreira, ishte në një dhomë me Shend Kelmendin

Konfirmohet edhe mungesa e dytë për Sport “Club” Gjilanin për duelin e rundit paraeleminator në Ligën e Evropës ndaj Tre Pennes.  Për shkak të qëndrimit me Shend Kelmendin, i cili rezultoi pozitiv në testin për “COVID-19” edhe futbollisti Jackson Ferriera pritet ta humbas sfidën.

Informacioni është konfirmuar nga zyrtarët e klubit gjilanas për GazetaSheshi, teksa gjithashtu kanë konfirmuar që sot do të ritestohen sërish në testet për “COVID-19”

Tashmë është konfirmuar që dueli ndërmjet Tre Pennes dhe Gjilanit është shtyrë për të premten më 21 gusht

Për orarin e ndeshjes do të merret vendimi më vonë.

You Might Also Like