OPINION

Qenar Çeshma, is back!

 

U kthye kroi i vjetër (mē shumë se 300 vjet)
ka munduar dhe ta lodhë thatësira e të ja marr shpirtin deri në pikën e fundit dhe të tretet më pastaj muaj e muaj, por do kthehej sërish, me atë muzikalitetin e rrjedhës duke premtuar shpresë dhe jetë të re!

I mbijetuar nga thatësia dhe prerjet e damarve nga zgjerimi i vendbanimeve, Qenar Çeshma, do tē mbijetoj çoroditjes urbanistike dhe “gjenocidit”, kulturor duke e pagëzuar atë varësisht nga kohët dhe zakonet: Kroi i Lekës, Qeshmja e Çenarit, Qenar Qeshmja, Çeshmja e Radës dhe Çeshmja e Arbërisë…

A duhet marrë në mbrotje institucionale, këtë thesar të vetëm kulturor në pjesës jug-lindore të qytetit të Gjilanit, dikur i njohur me numrin e madhë te çezmave në qytet !?

Për mua, Qenar Çeshmja, ka nē vete atë syzheun e romanit “Alkimisti” tē Paulo Coelho-s, se thesari i lumturisë së jetës gjendet krejt afër shtëpisē sonë…

“Për të kuptuar vetë fatin është obligim i secilit.” Paulo Coelho

Te Kroi i Lekës!
2020 gusht
XL

You Might Also Like