Futboll

Ja arsyeja e arrestimit të sulmuesit të Gjilanit Theophilius Solomon

Gjilani ka marrë një goditje të madhe jashtë fushës së blertë, pasi sulmuesi nigerian Theophilus Solomon është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Solomon u arrestua ditën e djeshme, pasi për të ka një urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli të lëshuar nga Shqipëria.

Sulmuesi i Gjilanit është arrestuar në stadium rreth orës 15:00 dhe ai tani është dërguar në mbajtje.

Këtë sot e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media.

“Stadiumi i Futbolli, Gjilan 24.02.2023–14:45. Bazuar në një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpol të lëshuar nga Shqipëria, njësia FAST-ILECU ka arrestuar një mashkull shtetas nigerian të dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje’. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë që Solomon është pjesë e Gjilanit që nga vera e vitit 2022, derisa më parë ka luajtur edhe te Ballkani.

26-vjeçari karrierë ka bërë edhe në Shqipëri me Partizanin e Tiranës.

You Might Also Like