Sportet me dorë

BVA Cup përvojë e mirë për KV Drita

KV Drita fiton medaljen e bronztë në BVA Cup 2026!

E përmbyllim rrugëtimin në Strumicë me vendin e tretë dhe medaljen e bronztë, duke përfaqësuar me krenari Gjilanin dhe Kosovën në arenën ballkanike.

Përballë Olympiakos nga Greqia, CSKA Sofia nga Bullgaria dhe Nakovski Volley nga Maqedonia e Veriut, ekipi ynë përjetoi tri ditë me sfida të forta, emocione dhe përvojë të çmuar ndërkombëtare.

Kjo medalje është fryt i punës, përkushtimit dhe bashkimit të ekipit. Vajzat tona luftuan për çdo pikë dhe qëndruan pranë njëra-tjetrës, duke e mbajtur me dinjitet fanellën bardhekaltër.

Falënderojmë lojtaret dhe stafin për angazhimin, drejtuesit dhe sponsorët për mbështetjen, si dhe tifozët tanë që na japin forcë në çdo përballje. Kjo medalje është edhe e juaja!

Mirënjohje organizatorëve për mikpritjen dhe të gjitha ekipeve pjesëmarrëse për garën dhe respektin e ndërsjellë. Fotografia e përbashkët mbetet një kujtim i bukur i pasionit që na bashkon përmes volejbollit.

Kthehemi me bronzin, me përvojë më të pasur dhe me dëshirë edhe më të madhe për sukseset që na presin.

You Might Also Like