OPINION

Përmes Bujanocit e Preshevës, përveç autostradës e hekurudhës është edhe projekti i kanalit ujor të lundrueshëm

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI –

 

Tri komunat që aktualisht përfshin, nuk do të duhej të bashkohen pjesërisht, por të pandarë. Mbi të gjitha është prezent elementi dhe fryma shqiptare në vazhdimësi. Kjo krahinë është një korridor që kalon Autostrada, Hekurudha dhe projekti shekullor, kanali ujor i lundrueshëm-rruga lundruese. Në këtë Rajon është mbajtur edhe Referendumi më 1 e 2 mars 1992, lufta e armatosur dhe sakrifica e UÇPMB-ës, Marrëveshja e Konçulit, këto janë elemente që nuk mund të mohohen. Presheva, Bujanoc dhe Medvegja, për bashkim me Kosovën vetëm do të duhej zbatohet vullneti i shprehur lirshëm i kësaj popullate që përbëjnë shumicën.

Presheva, Bujanoc janë dy komuna që përmes tyre kalon Autostrada e Hekurudha si lidhje tokësore që lidhin Beogradin e Athinën. Mos të harrojmë që ka të hartuar përmes Bujanocit e Preshevës edhe rruga ujore nga Lumi Danub drejtë Lumit Aksios dhe portit të Selanikut në Greqi. Projekti shekullor për ndërtimin e kësaj rruge lundruese që daton nga 7 korriku i vitit të largët 1909. Kjo do ta lidhte Evropën qendrore dhe veriore në Perëndim, deri sa në Lindje me Detin e Zi dhe në Jug me Kanalin e Suezit. Përmes dy komunave tona do të bëhet lidhja tokësore e dy baseneve shumë të rëndësishëm, asaj të Moravës dhe Vardarit. Pra, Komunat e kësaj Krahine kanë rëndësi, posedojnë potencial dhe janë zona kyçe e vendndarjes dhe vendbashkimit të dy Lumenjve potencialisht të lundrueshëm, lidhja kyçe e transportit ballkanik në drejtimin gjeografikë Jug-Veri. Në kohën kur bisedimet në mesë të Kosovës dhe Serbisë mund të hapet tema mbi bashkimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës me Kosovën, kjo do të duhej të shtrohet si respektim i Referendumi të 1 e 2 mars 1992 dhe luftës së armatosur dhe sakrifica e UÇPMB-ës. Se sa do të jemi afër këtij realiteti, varet përveç tjerash edhe si ndërtohet qëndrimi i palës Kosovare. 16.09.2018

You Might Also Like