ARSIMI

Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për ndarjen e parcelës për ndërtimin e kampusit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e saj të rregullt, ka miratuar tetë (8) projektligje dhe vendime tjera të fushës së përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore. Me këtë rast Qeveria e Kosovës, pas shqyrtimit të kërkesës për sigurimin e parcelës për ndërtimin e kampusit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në përputhje me Planin Rregullues Urban të miratuar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit në vitin 2013, ka miratuar vendimin për ndarjen e parcelës për ndërtimin e kampusit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Sipas vendimit hapësira është 7.30 ha. Këtij vendimi mjaft të rëndësishëm i janë gëzuar menaxhemnti, punëtorët dhe studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

You Might Also Like