Futboll

Ramadani: Nga janari jemi krejt ndryshe

Trajneri i SC Gjilani, Zekirija Ramadani është shprehur i lumtur me pikën e fituar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Nëse e marrim nga fillimi i kampionatit, sulmi, mesfusha dhe mbrojtja kanë qenë shumë mirë. Pas problemeve që kishim, u larguan disa lojtarë. Por jam i kënaqur me lojtarët. Kemi mbajtur vendin e tretë me dinjitet, luftë e sakrificë. Nga janari kemi qenë gjithçka në rregull, edhe në aspektin financiar. Na ka pezulluar problemi i Solomonit. Po të ishte ai, unë vetë kam qenë futbollist, dhe kur nuk ke konkurrencë luan më ndryshe. Njësoj edhe me Zekën. Zeka nuk ka konkurrencë në sulm për momentin. Mendoj që sot djemtë dhanë maksimumin. Ishte derbi i vërtetë. Në pjesën e fundit u mbrojtëm me të gjitha forcat pasi ishim me një lojtar më pak në fushë. Në këtë fazë të garës, çdo pikë e fituar është e vlefshme”, deklaroi Ramadani.

You Might Also Like