Futboll

Ramadani: Sot i gëzohemi edhe rezultateve të djeshme

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani pranon se fitorja u arrit me shumë vështirësi.

Drita mposhti 1:0 në udhëtim Feronikelin dhe iu afrua kreut të tabelës vetëm dy pikë.

“Ishte një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Ishim të dyja skuadrat në presion të pikëve. Neve na duheshin pikët për të mbetur në garë për titull, kurse Feronikelit 74 për mbijetesë. Këtë punë e vështirësoi edhe më shumë fusha, por kur karakteri i lojtarëve del në plan të parë, fitorja nuk diskutohet. Kemi pasur ndeshje të vështira dhe është ndjerë lodhja. Sot i gëzohemi edhe rezultateve të djeshme. I dëshiroj Feronikelit 74 të largohet nga zona e rrezikut sa më parë. Jam i kënaqur me rezultatin”, ka thënë Ramadani. /Gazeta Olle/

You Might Also Like