Sportet me dorë

RC Cola Drita s’ka të ndalur, mund edhe Prishtinën e Re

RC Cola Drita ka varguar edhe një fitore, duke e ndjekur kreun vazhdimisht. Këtë të diele, bardh e kaltrit nga Gjilani kanë mposhtur ekipin Prishtina e Re me rezultat 91:75 në ndeshjen që është luajtur në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.

Ronor Ahmeti, Bardh Jakupi e Driton Sylejmani ia dolën që të shënojnë pikë dyshifrore dhe dhanë kontribut në fitoren e ekipit të tyre, derisa te Prishtina e re më të dalluarit ishin Luftim Cikaqi e Arti Islamaj.

Deri më tashti Drita kë shënuar 6 fitore dhe një barazim dhe për momentin gjendet në pozitën e dytë në tabelë.

You Might Also Like