Futboll

Basha: Patëm më shumë nga loja

“Falenderoj presidentin që ma ka besuar këtë detyrë, që me udhëheq skuadrën në këto tri ndeshje. Angazhimi i lojtraëve ishte mbi maksimalen e tyre, bëmë gjithçka, e dominuam lojën, kishim shumë raste, por pak çaluam te konkretizimi. Mendoj që kishim më shumë nga loja, mendoj që lojtarët u paraqitën mirë, për këtë pjesë jam shumë i lumtur dhe do të vazhdojmë kështu me angazhim edhe në dy ndeshjet tjera,” ka thënë Basha.

“Mendoj që Ballkani ka bërë lojën më të bukur, ka bërë spektakël dhe deri këtu kemi arritur me meritë, por mendoj që kemi mundur të kemi pikë më shumë, por sidoqoftë rrethanat tjera nuk na kanë leju që të kemi disa pikë më shumë. Konkretisht në ndeshjen e sotme mund të jepej një penalti në Dakun që doli një kundër një me portierin, por në momentin vendimtar nuk po na japin atë që na takon,”.

You Might Also Like