Futboll

SC Gjilani përforcohet me Granit Jasharin e Drenicës

Lajmi më i ri nga ekipi kuq e bardh nga Gjilani vije se janë përforcuar edhe me një mbrojtës. Bëhet fjalë për futbollistin Granit Jashari, i cili ka lënë ekipin kuq e zi nga Skënderaj dhe tash e tutje do të luaj për SC Gjilanin.

SC Gjilani, pas përfundimit të kampionatit pati shumë largime nga klubi, kurse kohëve të fundit ka arritur që në ekip të sjell disa lojtarë shumë të rëndësishëm e bashkë me ta edhe kryetrajnerin Zekiria Ramadani. Para ndeshjes së Europa Conference League, Gjilani sot ka stërvitur në Stadiumin e Qytetit në Gjilan dhe ka bërë me dije se ka sjellë edhe një përforcim e ky është mbrojtësi Granit Jashari./kryelajmi.com/.

You Might Also Like