Gjilan

Sërish në Bresalc hasen bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore

Në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit, në një pyll afër fshatit, sërish janë gjetur bomba të pashpërthyera, të cilat i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore, për të cilat njohësit e këtij lloji të eksplozivit kishin saktësuar se janë bomba të prodhimit italian.

Në një njoftim të publikuar është thënë se në datë  11.11.2021, duke punuar në një rrugë malore në një vend është hasur në bomba të pashpërthyera dhe në ditën e parë, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR kanë shpërthyer 42 bomba, kurse më 12.11.2021 pas kontrollit të bërë, KFOR-i ka shpërthyer edhe 22 bomba të tjera.

Edhe sot më datë 13.11.2021 është hasur një numër i madh bombash dhe në vendin e ngjarjes janë të pranishëm policia, KFOR-i dhe FSK.

Fshatarëve u është tërhequr vërejtja që të mos sillen në këtë vend shkaku i rrezikut të mundshëm.

You Might Also Like