Libri

SHKRIMTAR I VITIT – SHERAFEDIN KADRIU

SHKRIMTAR I VITIT – SHERAFEDIN KADRIU
Juria letrare , e themeluar nga Këshilli Drejtues i Ars Clubit Beqir Musliu, në përbërje, Nexhat Rexha, Albina Idrizi e Sabit Rrustemi për vlerësimin dhe zgjedhjen e SHKRIMTARIT TË VITIT , nga botimet letrare të vitit 2021, të anëtarëve të këtij asociacioni shkrimtarësh, pas shumë konsultimesh të mbrendshme, unanimisht vendosi që të shpall SHKRIMTAR I VITIT 2021, studiuesin letrar nga Gjilani, SHERAFEDIN KADRIUN.
Arsyetimi
Studiuesi letrar Sherafedin Kadriu, i cili njëkohësisht shkruan dhe poezi e prozë e studime nga fusha e arkeologjisë dhe trashëgimisë shpirtërore, gjatë vitit që po e lëmë pas, ka botuar dy vepra mjaftë të rëndësishme për letërsinë dhe kulturën shqiptare, librin me vështrime kritike, NË KËRKIM TË THELLËSIVE POETIKE dhe tjetrin nga trashëgimia kulturore me titull TRASHËGIMIA MATERIALE E GJILANIT ME RRETHINË.
Si libri i parë, ashtu dhe i dyti, shquhen për një qasje shumë profesionale, shqyrtim të thellë kriitik dhe me përfundime meritore, te akëcila vepër apo autor ( te vepra e parë ) dhe me një njohje të lakmueshme e të trajtuar si duhet të një trashëgimie material e kulturore të Gjilanit nëpër kohë.
Vlerësojmë gjithashtu se edhe veprat tjera e autorët tjerë, pjesë e këtij asociacioni, të cilët kanë botuar vepra të reja brenda këtij viti, kanë sjellur vlera të reja në letërsinë tonë, qoftë në poezi, në prozë apo në studimet letrare.

You Might Also Like