OPINION

Shqiptarët nuk kanë asnjë motiv për të dalë në zgjedhjet presidenciale në Serbi

Shkruan: Refik HASANI  –

Zgjedhjeve presidenciale në Serbi që do të mbahen në muajin tjetër më 2 prill, shqiptarët e krahinës që përfshin komunat e Medvegjës, Bujanoci dhe Preshevës jo që nuk do të duhej t’i përgjigjen kësaj pjesëmarrje pa nuk kanë asnjë motiv për këto zgjedhje. Në një Rajon ku shumica janë shqiptarë dhe Serbia vazhdon t’i diskriminojë në të gjitha kuptimet, si mundë të dilet në këto zgjedhje. Edhe subjektet politike që veprojnë në  këtë krahinë do të duhej të mos i përgjigjen daljes në këto zgjedhje. Të gjithë presidentët që nga vitet 90-ta e këtej asgjë nuk kanë ndërmarrë në të mirë të ruajtjes së drejtave të njeriut dhe atij kolektiv  për shqiptarët në Medvegjë,  Bujanoc dhe Preshevë, prandaj edhe nuk do të duhej të kenë asnjë motiv  për këto zgjedhje.

Mbajtja dhe organizimi i zgjedhjeve për president të Serbisë edhe në Kosovë nuk do të duhej lejuar.

 

You Might Also Like