Shkruan: Ardian Azemi –
Kosova ky vend i shantazheve dhe eksperimenteve. Ju kujtohet kur na thanë: “Pranoni Gjykatën Speciale, Kosovës i hapet rruga e integrimeve”. Kosova votoi pro kësaj gjykate të padrejtë dhe nuk u hap asnjë derë për të. Sot Kosovës i kërkohet ta ratifikoj marrëveshje me Malin e Zi për shënimin e vijës kufitare, në mënyrë që të hiqen vizat. Pra, Kosova me udhëheqës të korruptuar, të cilët fare lehtë edhe mund të pranojnë çfarëdo dokumenti, qoftë edhe dëmtues e rrënues i sovranitetit, vetëm të ruajnë pozicionet e tyre aktuale. Edhe nëse deputetet pranojnë të kaloi dokumenti aktual, prapë nuk do të kemi heqje vizash, sepse marrëveshja si e tillë, veç çka krijon tharmin për një krizë edhe më të madhe, sepse vendi ynë ende nuk e ka të shënuar vijën kufitare me Serbinë, e cila ka me nxjerr probleme jashtëzakonisht të mëdha, probleme të cilat edhe mund të nxisin ndonjë konflikt. Pra, çdo nënshtrim ndaj presioneve nga kushdo që vijnë, ka me sjellë shtetin buzë dështimit. Prandaj, elita politike në Kosovë, duhet t’i kapërcej inatet dhe shtetin ta shoh mbi çdo ide, plan, mendim politik. Ndryshe, punët janë keq. Madje, më keq sesa që prezantohen në opinion. Për fund Pushteti në Kosovë është i interesuar për mos me bë ndonjë zgjidhje të këtij problemi, sepse kështu mendon të mbaj pezull qytetarët, duke i mbajt lidhur kësaj teme, në mënyrë që mos me u marr me çështje tejet të rëndësishme, si; papunësia, çmimi i energjisë,hajnia etj.