Viti

Me aktivitete të shumta në Viti është shenuar Dita e Pavarisë

Aktivitete të shumta janë zhvilluar sot nder të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.Fillimishtë përfaqësues të institucioneve komunale,shoqatave dhe organizatave të ndryshme kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve ku janë vënë kurora lulesh. E ndërkohë është mbajtur edhe seanca solemne e Kuvendit të komunës ku me një fjalë rasti para të pranishmëve është paraqitur kryetari I Komunës Sokol Haliti, I cili të gjithë qytetarëve vitias por edhe të Kosovës u ka uruar këtë Ditë të Madhe të Pavarësisë.

Ai gjithashtu ka thënë ndër të tjera ka theksuar se duhet të jemi krenar me të arriturat etona në cdo lëmi gjatë ktyre 9 viteve të pavarsisë por shtoi se duhet falenderuar të gjitha ata të cilët ranë në alltarin e lirisë për këtë ditë që po e shënojme sot për këtë liri që po e gëzojmë të gjithë. Ai tha se më meritoret që ne festojmë sot këtë festë të lirë janë pikërisht çlirimtarët e saj. E në kuadër të ktyre aktiviteteve Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së ndau një mirënjohje për kryetarin Haliti me një mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e tij të treguar për familjet e dëshmorëve në Viti.

Mirënjohja ju është dorëzuar sot personalisht kryetarit Haliti nga Qemajl Rexhepi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-

së- dega në Viti, dhe atë në koncertin festiv që është mbajtur sot për nder të 17 shkurtit- Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i SHFD-së, Rexhepi ndër tjerash tha se këtë mirënjohje më të vërtetë e ka merituar kryetari Haliti pasi që ka treguar përkushtim dhe ka kontribuar për familjet e dëshmorëve në Viti. E kryetari Haliti tha se kjo mirënjohje për të do ta zë një vend të veçantë pasi që ipët nga një shoqatë familjarët e të cilët bënë çmos për lirinë e këtij vendi.

Do theksuar se dje në orët e mbrëmjes është zhvilluar një turnir në basketboll ku fituese doli KB “Vitia”. Ndërsa Trofeun e Pavarësisë” i takoj ekipit të futbollit nga administratës Komunale pasi që e mposhti në finale ekipin tjetër të Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Përndryshe dje është zhvilluar në kuadër të këtyre aktiviteteve edhe Ora letrare. Aziz Zuka

 

You Might Also Like