Futboll

Sokoli: Barazimi nuk na e zgjidh problemin

Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Malishevës është ndarë i kënaqur me një pikë të fituar ndaj Dritës, por siç ka thënë ai kanë mundur t’a fitojnë edhe krejt ndeshjen.

“Patëm raste të qindpërqindta për të fituar. Është e pakuptimtë se si nuk shënuam në dy raste shumë të mira. Rezultati baras është real. Ishim pak të lodhur nga ndeshja e kaluar që e luajtëm për kupë për 120 minuta. Unë jam i kënaqur me rezultatin, pot barazimi nuk na e zgjidh problemin”, ka thënë Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Malishevës./kryelajmi.com/.

You Might Also Like