Teatër

Sot, paneli i profesionistëve për lexim/diskutim skenik të 7 dramave në Gjilan

Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2021”, sot me fillim nga ora 16:00, në skenën e vogël të Teatrit të Gjilanit, organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021.

Ky ishte një projekt i përbashkët mes 5 teatrove (Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri Adriana – Ferizaj, Qendra Multimedia dhe Ento Teatri – Kukaj) që kishte për qëllim zhvillimitn, nxitjen, shkrimin dhe prodhimin e dramës bashkëkohore shqipe.

Në këtë event do të promovohen dramat e shkrimtarëve dhe do të lexohen edhe pjesë skenike të dramave të cilat kanë dalur nga laboratori i këtij projekti. Pjesëmarrës janë edhe shkrimtarët e këtij projekti.

You Might Also Like