Teatër

Sonte në Gjilan jepet shfaqja “Emigrantët”

Sonte, e enjte | 25 shkurt | ora 19:00 | në teatrin e Gjilanit vjen shfaqja mysfire nga Prishtina “Emigrantët” nga Slawomir Mrożek, me regji nga Arianit Geci, ku luajnë: Bashkim Ramadani dhe Labinot Raci.
Shfaqja “Emigrantët” nga Slawomir Mrożek, trajton dramën e dy emigrantëve, një intelektuali të përndjekur politikisht dhe një punëtori fizik, të cilët për arsye të ndryshme politike dhe ekonomike, janë larguar nga atdheu i tyre dhe si të tillë, secili me mendësinë, shqetësimet dhe brengat e veta, banojnë së bashku, ndeshen, zihen dhe përplasen me njëri tjetrin në një bodrum diku në perëndim.
Mos e humbisni | Biletat 2 euro | Për studentë, pensionistë dhe kategori tjera sociale vetëm 1 euro | Për rezerevime thirrni në 045 222 525 ose drejtpërdrejt në Teatrin e Gjilanit

You Might Also Like