Futboll

Vavalis: Sulmuesit në shumë raste ishin egoistë

Pas barazimit me Lirinë 1:1, kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis ka deklaruar:

“Për ne është një rezultat shumë i keq, ngase ne nuk ia dolëm t’a fitojmë ndeshjen. Herët shnuam dhe më pas luajtëm qetë, por nuk kishim të drejtë. Për fat të keq tonin, ne humbën shumë raste dhe nuk shënuam. Blerim Krasniqi kishte një problem, andaj e ndërruam atë dhe na u desh t’a ndërrojmë për të mos rrezikuar më shumë, ngase pas tri dite kemi ndeshje. Në përgjithësi jam i kënaqur me disa lojtarë, por me disa të tjerë jo, ngase në shumë raste ata ishin egoistë. Për ne çdo lojë është e rëndësishme, nuk kemi shumë kohë për t’a përgatitur ndeshjen me Ballkanin, por do të mundohemi që atë ndeshje t’a fitojmë.” /Kryelajmi.com/.

You Might Also Like