Futboll

Tamniku: Me këso loje nuk mund të merren pikë

Genc Tamniku, kryetrajner i Lirisë së Prizrenit është ndarë i zhgënjyer me atë që kanë treguar lojtarët e tij. Liria mirë u mbrojt, hiç rastin kur u pranua goli, por ekipi prizrenas fare nuk u tregua i rrezikshëm në fazën e sulmit, ngase gjatë tërë rrjedhës së lojës nuk e pati asnjë rast të volitshëm.

“Unë lojtarëve u dhashë detyra të tjera e ata ato nuk i zbatuan. Na erdhi dënimi. Lirisë i mungoi vullneti për fitore. Kualiteti nuk ishte në pyetje, por thjeshtë lojtarët tanë nuk ishin të interesuar të fitojnë”, tha kryetrajneri Genc Tamniku.

You Might Also Like