Futboll

Te SC Gjilani golat e Arbnor Ramadanit i vlerësojnë shumë të rëndësishëm

Nidderkuer spillt gläich géint KF Gjiliani aus dem Kosovo

Në ndeshjen e parë në Luksemburg, të luajtur ndërmjet ekipit Progrès Niederkorn dhe SC Gjilani, dy ekipet kanë luajtur baras 2:2 dhe gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet të enjten, shkruan kryelajmi.com.

SC Gjilan në kuadër të Europa Conference League ka mundësi që me një fitore, së paku minimale, të shkojë tutje, andaj dy golat e shënuar nga pika e bardhë të Arbnor Ramadanit janë vlerësuar shumë dhe si mundësi e mirë që të arrihet fitorja aq e dëshirueshme.

Në faqen e facebook të SC Gjilani është shkruar:

Arbnor Ramadani ka konkretizuar në gola penaltitë e fituara nga Egzon Sinani dhe Baton Zabërgja për të marrë me vete një rezultat tejet të rëndësishëm për duelin kthyes në “Fadil Vokrri” më 20 Korrik ndaj ekipit FC Progres Niederkorn në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës./kryelajmi.com/.

You Might Also Like