Komunikacion

Tejkalim në vijë të plotë

  
 
 
Tejkalim në vijë të plotë
Gjilan, 19 prill 2023
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë, në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin në rrugën për fshatin Velekincë, ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut dhe ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

You Might Also Like