Agjencioni Shtetëror Turk për Zhvillimin dhe Koordinim (TIKA), ka ndihmuar me aparaturë moderne Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, me dy karrige stomatologjike, 1 aspiratorë dhe ultrazë. Me këtë rast drejtori I TIKA-së njiherit koordinator i këtij projekti Hasan Burak Ceran u shpreh se personeli shëndetsor gjithnjë sakrifikon dhe jep mundin që të na ofroj ndihmë, andaj duhet dhënë rëndësi të veçantë këtij sektori.
“Tika sin ë fusha të tjera, po ashtu edhe në atë të shëndetësi do të jap kontributin e çmuar për të përkrahur dhe mbështetur, në mënyrë që shëndetësia primare të zhvillohet. Ne do të mbështesim shëndetësinë edhe në të ardhmen, ndërkohë që po sot do të vazhdojmë me përurim të një donacioni në Kaçanik, kurse brenda këtij muaji do të bëjmë hapjen e intensives qendrore në QKUK”, ka thënë Ceran, duke shtuar se ky donacion i dedikohet popullit të Kosovës.
Ndërsa kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është shprehur falënderues përfaqësuesve të Agjencionit shtetëror turk për zhvillim e koordinim TIKA për këtë donacion dhe ka theksuar se kjo aparaturë do të mundësoj një shërbim cilësor dhe më të mirë për qytetarët e komunës së Vitisë. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka poseduar karriget stomatologjike të vjetruara që nga vitet 80-ta, ndërkohë që ka pasur mungesë të ultrazërit, ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Basri Aliu. Ai ka theksuar se ky donacion do të ndikoj shumë pozitivisht në ofrimin sa më të mirë të shërbimeve të qytetarëve.Aziz Zuka