Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 20:30, në Gjilan.
Viktima ishte duke u trajtuar në kujdesin intensiv në QKUK, por më 8 gusht 2026, rreth orës 08:15, është konfirmuar se ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.





