Nënkryetarja e Komunës znj. Leonora Morina Bunjaku bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik z. Enver Shabani, me ftesë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë pati kënaqësinë të ftoj në organizimin e aktivitetit “Kafja e Mëngjesit”, bizneset e Komunës së Gjilanit
Së bashku me bizneset që ushtrojnë veprimtarinë në Komunën e Gjilanit, diskutuan për sfidat me të cilat po ballafaqoheni gjatë ushtrimit të veprimtarisë, e gjithashtu edhe alternativat për tejkalimin dhe krijimin e një klime më përkrahëse për zhvillimin e komunitetit të bizneseve dhe ekonomisë vendore në përgjithësi.
Gjithashtu, kjo mund të shfrytëzohet edhe si një mundësi shumë e mirë për rrjetizim ndërmjet bizneseve.