Gjilan

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri takoi sot strukturat e partisë

Në këtë takim u diskutua lidhur me mbarëvajtjen e debateve me strukturat në lagje e fshatra “LDK ju dëgjon”, e cila ka filluar ciklin e parë të takimeve këtë javë, dhe pritet që për dy muaj rresht të përfundojnë të gjitha takimet me strukturat tona në çdo cep të komunës së Gjilanit.
Gjatë takimit u diskutua edhe gjendja në Komunën e Gjilanit dhe vlerësimi për gjendjen politike në vend.
Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë do t’i vizitojnë, po ashtu, të gjitha strukturat e tyre, për t’i dëgjuar hallet e problemet e qytetarëve tanë.
LDK në Gjilan është bindshëm parti e parë, sepse na besuat ju. Po luajmë rolin tonë si opozitë në të mirë të Gjilanit. Po ju dëgjojmë!

You Might Also Like