Sot, në Bilbilotekën e Qytetit “Fan S Noli” të Gjilanit, në datëlindjen e saj, u promovua libri “Liria tridhjetë vite për Lirinë, Pavarësinë, dhe Demokracinë e Republikës së Kosovës”, të deputetës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Lirije Kajtazi.
Shtegtimi i një vajze të re, në rrugën e pandarë, krah për krah me ideologjinë e Presidentit Rugova, bënë që Lirije Kajtazi, një ëndrrimtare e idealiste e përjetshme, punëtore e palodhshme për lirinë e pavarësinë e Kosovës, të jetë udhërrëfyese në rrugën e saj të gjatë, plot tridhjet vite.
Akti solemn i promovimit të këtij libri bashkoi shumë miq e dashamirë të Lirije Kajtazit, bashkëveprimtarë e bashkëmendimtarë të saj dhe dashamirë të librit. Ky akt i bashkoi edhe disa prej miqve të autores që kanë bërë të njëjtën rrugë jetësore, me ideologji të një kauze të përbashkët.
Ky libër nga një grup autorësh duke u bazuar në monografinë ” Liria tridhjetë vite për Lirinë, Pavarësinë, dhe Demokracinë e Republikës së Kosovës”, dëshmon më së miri se si Lirije Kajtazi, arriti t’i ndërton urat e shkatërrimit të rezistencës së armikut shekullor me politikën dhe ideologjinë e saj, për të kaluar në etapën më të ndjeshme të rrugëtimit të saj në kauzën për Liri, Pavarësi dhe Demokraci.
Mendoj se me këtë libër që sot e kemi në duar, do ta kuptojmë rrolin dhe rëndësinë e një gruaje të suksesshme në rrugëtimin e saj të gjatë në politikë, rrugëtim ky që nuk ishte aspak i lehtë, me kërcnime e shantaze të vazhdueshme, e aq më shumë kur njerëzit e afërt të Presidentit Rugova, ishin në shënjestër të kundërshtarëve tanë shekullor. Si grua shqiptare, Lirije Kajtazi gjatë gjithë historisë, me dinjitet e fisnikëri të lartë, u tregua e zonja që gjithmonë mbajti lart flamurin e qëndresës dhe të familjes për komb e atdhe. “Burrat trima dhe gratë trimëresha lindin dhe rriten vetëm nga nënat trimëresha”, thotë një fjalë e popullit. Lirije Kajtazi e ka përbuzur kurdoherë frikacakun, e ka përbuzur dhe e ka mallkuar madje edhe regjimin që ishte kundrejt popullit të saj, duke e luftuar anë e kënd botës, me mendjendritësinë e saj për t’i prekur dhe shënjestruar miqtë tanë ndërkombëtarë, në mënyrë të tillë që në një të ardhme të afërt t’i shijojmë tri objektivat klauzale dhe të ideologjisë së saj politike, siç ishte Liria dhe Pavarësia e vendit.
Liria tridhjetë vite është semantika që protagonistja e ndërton vit pas viti, për tridhjet vite rresht, duke mbledhur grimca përvoje, gëzimi, hidhërimi e zhgënjimi dhe duke formuar prej tyre një ngrehinë vrojtimi për të vëzhguar proceset nëpër të cilat kishte kaluar vetë autorja, por edhe populli të cilit i takon ajo. Libri që kemi në duar nuk duhet kuptuar thjeshtë si një kronikë ngjarjesh, por edhe si një projekt ambicion, mbështetur mbi premisat e studimit, por edhe të sintetizimit të një trashëgimie të dokumentuar, jo aq për individin sa për kolektivitetin, sepse fundja është se Lirije Kajtazi, nuk ka punuar për vetën e saj, por për popullin e saj, të cilën punë dhe sakrificë e dëshmoi për gjatë tridhjet viteve.
Lirije Kajtazi është jashtëzakonisht e qartë dhe e sigurt në atë që thotë dhe në atë që mbron. Edhe pse ka shumë vite në politikë, duket sikur është lindur tani për të qenë politikane. Është e vështirë që në pak rreshta të thuash gjithçka për një temë e cila meriton shumë më tepër se fjalët.
Po ashtu, zonja të nderuara, ju inkurajoj të merreni si model znj. Lirije Kajtazi. Ju duhet të angazhoheni në ngritjen e zërit tuaj. Si gjithçka në jetë dhe politika ka sfida e vështirësi, por ka dhe mundësi e shanse për të kontribuar pozitivisht, për të punuar ndershmërisht për një Kosovë më të mirë, ashtu siç vazhdon të punojë Lirije Kajtazi për 3 dekada pa u ndalur.
Ditët më të mira në jetë nuk janë ato që kemi kaluar, ditët më të mira janë përpara nesh. Në botë ka shumë emra zonjash që inspirojnë breza me rradhë. Janë, serioziteti, përkushtimi, dashuria për vendin e tyre, arti i të bërit politikë që i bën të tillë këto emra. Unë besoj fort se çdo grua e ka vullnetin, përgatitjen e kurajon që, ashtu siç rrit me përkushtimin maksimal fëmijët e saj, me të njëjtin përkushtim të kontribojë në jetën politike në vend. Sot është rradha e këtyre zonjave të nderuara, të cilat ngërthejnë në vete edhe shumë “Lirije” tjera,të cilat meritojnë përgëzime të veçantë për të qënë pjesë e këtyre sukseseve të Lirije Kajtazit.
|Fitim Redenica|
Magjistër i shkencës së Ekonomisë
dhe Magjistër në E-government.