Futboll

Vavalis i kënaqur me rezultatin, Koubek pret fitoren në Prishtinë

Trajneri i Dritës, Diamantis Vavalis, është shprehur i lumtur me rezultatin e ndeshjes ndaj Plzenit.

Drita barazoi pa gola me Plzenin, të enjten në Çeki, ndërsa ka pasur rast me Albert Dabiqajn edhe ta fitojë ndeshjen.

“Rezultat i madh për ne. Nëse dikush do të më thoshte që do të barazojmë këtu, do ta pranoja me të dy duart. Por në fund edhe kemi mundur të fitojmë”, ka thënë Vavalis pas ndeshjes.

Ndërkohë trajneri i Plzenit, Miroslav Koubek është optimist për ndeshjen e kthimit.

“Dallimi mes dy ekipeve ishte i ndjeshëm. Kjo na jep besim për ndeshjen e kthimit”, ka thënë Koubek.

You Might Also Like