Futboll

Pa fitues përfundon derbi i juniorëve Gjilani – Drita

Para ndeshjes derbi Drita – Gjilani, që është ndeshja e parafundit në Superligë, këtë të diele është luajtur derbi i juniorëve, apo siç njihet tek ne derbi i gjeneratës U19 në mes të Gjilanit dhe Dritës.

Në një ndeshje tejet të fortë, Drita ka qenë më e rrezikshme në pjesëlojën e parë, kurse në pjesëlojën e dytë Gjilani ka sulmuar më shumë, por pa ia dalë asnjëra nga ekipit që të shënojë, andaj ndeshja u mbyll me rezultat të bardhë 0:0.

Në këtë ndeshje rastin më të mirë për shënim e ka patur Gjilani në pjesën e dytë, kur pas një shpërthimi nga e majta në brendi të zonës, mu para portës është shërbyer Lis Qerimi, i cili gjuajti nga afërsia por topi u përplas për trasnversale dhe në fund ra mu para vijës së portës.

Dëshira për fitore ishte e madhe nga të dy palët dhe kjo është reflektuar te lojtarët e rinj, dy nga të cilët, një i Gjilanit e tjetri i Dritës u ndëshkuan me të kuq edhe atë pasi gjyqtari dha shenjë se ndeshja ka përfunduar. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like