Një delegacion i Komunës së Vitisë, nën udhëheqjen e zv.kryetrarit të kësaj komune, Hasan Aliu dhe Kryesuesit të Kuvendit Komunal, Bekim Azizi kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti, në përvjetorin e rënies së dëshmorëve Jeton dhe Naser Rama.
Këtyre homazheve ju janë bashkangjitur edhe përfaqësues të institucioneve të tjera si të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Policisë dhe të tjerë si dhe qytetarë vitias dhe familjarë të këtyre dy dëshmorëve. Aziz Zuka



