KRONIKË E ZEZË

Vdes një person i paraburgosur në Gjilan

Një person ka vdekur sot në Qendrën e Paraburgimit Gjilan.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, të cilët kanë njoftuar se i paraburgosuri me inicialet B.E është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të paraburgimit rreth orës 12:40, transmeton Zeri.info.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë”, ka njoftuar SHKK-ja.

Tutje thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK-ja ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.

“Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thotë në fund SHKK-ja. /Zëri

You Might Also Like