Futboll

Banka Ekonomike, Sponsor i FC Drita

Banka Ekonomike, Sponsor i FC Drita nga Gjilani!

Ne në Bankën Ekonomike jemi krenar të njoftojmë se jemi sponsor zyrtar i FC Drita, një nga klubet më të vjetra dhe më të njohura në futbollin e Kosovës. Themeluar në vitin 1947, FC Drita nuk është vetëm pjesë e historisë së Gjilanit, por edhe një ndër klubet më të suksesshme në vend, duke fituar tituj kampioni, një Super Kupë dhe Kupën e Kosovës.

Si mbështetës i futbollit dhe talentit të ri, ne jemi krenarë që kontribuojmë në zhvillimin e Shkollës së Futbollit të FC Drita, e cila edukon dhe formon rreth 300 talent të rinj. Kjo mbështetje nga Banka Ekonomike është një shprehje e angazhimit tonë për të nxitur rritjen e sportit dhe për të ofruar mundësi për të rinjtë.

You Might Also Like