Futboll

Vllaznia eliminon ish-kampionin

Vllaznia e Pozharanit ka eliminuar nga garat për kupë ish-kampionin e Kosovës në futboll Vushtrrinë. Ndeshja është zhvilluar në Vushtrri dhe ekipi pozharanas pas lojës së rregullt ka luajtur baras. Është luajtur edhe loja shtesë dhe sërish nuk pati gola 0:0, andaj u desh që fituesi të përcaktohet pas ekzekutimit të penaltive.

Ekipi që drejtohet nga Sallah Sherifi ishte më i mirë me penalti dhe rezultati përfundimtar ishte 5:4 në të mirë të Vllaznisë.

You Might Also Like