Gjilan

24- vjetori i rënies së Dëshmorit të Kombit, Ibrahim Uruqi-Hushi, frymëzim për shumë gjenerata

 Dëshmori i kombit, Ibrahim Uruqi-“Hushi”, në moshën rinore ishte frymëzuar dhe ishte betuar se nuk do të ketë plumb armiku për ta ndalur drejt çlirimit të popullit shqiptarë nga barbaria Serbe, e cila në çdo fushë të jetës po shkatrronte gjithqka që ishte shqiptare. ‘Hushi’ siq e thërrisnin të gjithë, në fillim të viteve të 90-ta u angazhua në ilegalitet me shumë shokë të tij. As burgu e as xhandërmëria policore serbe nuk mundi ta thyejnë – e rrahen për vdekje por idealin e lirisë në asnjë moment nuk mundën t’ia thyenin, përkundrazi atë e bënë edhe më të fortë. Ibrahim Uruqi menjëherë u angazhua në Zonën Operative të Karadakut në Betejen e Mareci, i cili nuk kurseu as jetën e tij për çlirimin e vendit. ‘Hushi’ në një pritë nga forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe të cilët ishin të paisur me tanka e helikopter, pas një beteje të jashtëzakonshme duke i shkaktuar humbje tejet të mëdha armikut, plagoset rëndë në gjoks në një natë tejet të ftoft e me mjegull që nuk shihej asgjë – gjithçka ndodhi me 21 prill të vitit 1999 në Lagjen e Bullovitve në fshatin Marec. Plagosja e Dëshmorit të Kombit ishte shumë e rëndë, por ai nuk u dorzua edhe në momentet e fundit të jetës së tij duke ju thënë bashkëluftetarve të tij – “Shkoni ju, jemi të rrethuar në çdo anë, më leni vetëm një pushkë që mos të bie i gjallë në duart e armikut”. Dëshmori i kombit ‘Hushi’, ashtu në gjendje tejet të rëndë dhe i cili kishte humbur shumë gjak, në një mot të ftohtë, mjegull e të rrethuar nga shumë forca serbe zvarritet rreth 700 metra drejt rrjedhës së lumit të lagjës së Bullovitve i rraskapitur e i alivinosur e lëshon forca duke ndërruar jetë i mbështetur në një trung të një shelgu. Rënia e Ibrahim Uruqit ishte e madhe dhe e pa zëvëndësueshme për shokët e tij në fushën e betejës. Dhimbja ishte e madhe dhe rridhnin lotët për shokun e humbur e për trimin që ujiti fushën e Marecit me gjakun e tij për ti bërë dritë popullit shqiptarë. Në luftën e Marecit gjithçka u bë ‘shkrumb e hi’, forcat serbe nga hakmarrja kishin djegur gjithçka, ndërsa më vonë është parë se në vendin ku ishin të poziconuar serbët janë gjetur edhe lëndë narkotike të cilat i kanë përdorë në luftën e Marecit. ‘Hushi’ ishte një njeri i qëndrueshëm, kishte durim dhe ju bënte ballë të gjitha fortunave klimatike, ai asnjëherë të vetëm nuk kishte kërkuar të largohet nga Istikami i tij, sëpaku të pushon ndonjë minutë. Ai ishte frymëzim i një luftëtari të përkushtuar, ishte shembull, kishte moral të fortë, ishte i skalitur me guximin e tij të pa shoq për ta zhdukur njëherë e përgjithmonë armikun shekullor, që ardhmëria e Kosovës të jetojë e lire. Sot, shumë institucione – shkolla, rrugë e sheshe mbajnë emrin e trimit e dëshmorit të Kombit i cili tërë jetën e tij në asnjë moment kurrë nuk u përkul para shtetit Serb. Qyteti i Gjilanit, beteja e Marecit e shteti i Kosovës do të jetë gjithmonë krenar me birin e saj më të mirë që ja dha kësaj toke për çlirimin e shtetit të Kosovës. Ibrahim Uruqi-‘Hushi’, pas vete la: gruan Imranen, vajzën Albulenën e djalin Endritin.

You Might Also Like