Libri

NJË VEPËR E RE STUDIMORE PËR BEQIR MUSLIUN, NË 30- VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM

Të shtunën, më 20 qershor 2026, ora 12:00, në Bibliotekën e qytetit të Gjilanit

NJË VEPËR E RE STUDIMORE PËR BEQIR MUSLIUN, NË 30 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM

Ditë më parë, Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, nxori në dritë një veprër të re studimore për krijimtarinë letrare të Beqir Musliut, përkatësisht për kryeeveprën e tij poetike, “ORFEIANA”.

Fjala është për veprën e re studimore të autorit Shefqet Dibrani, ARTISTIKJA NË VEPRËN “ORFEIANA” TË BEQIR MUSLIUT, vepër me të cilën Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musiu”, rrumbullakëson veprimtaritë letrare të cilat u organizuan nga janari i këtij viti e deri më tash, në nderim dhe përkushtim të jetës dhe veprës së këtij shkrimtari të shquar gjilanas e njërit nga më të mirët e letërsisë sonë bashkëkohore, Beqir Musliut, mungesa fizike e të cilit me 24 qershor të këtij viti shënon 30 vjet.

Përurimi i këtij libri të ri studimor organizohet nga ky asociacion si dhe nga biblioteka e qytetit “Fan S. Noli”.

Për veprën pritet të flasin, drejtuesi i Ars Clubit “Beqir Musliu”, shkrimtari Sabit Rrustemi, redaktorja e librit, shkrimtarja nga Tirana, Klejdë Plangarica, recensentët, Nexhat Rexha e Kaltrinë Berisha si dhe vetë autori i veprës, Shefqet Dibrani.

Veprimtaria përuruese kësaj radhe drejtohet nga poetja dhe studjuesja e re e letërsisë, Blinerë Hajdari, ndërsa poezitë e Beqir Musliut, do t’i deklamojë poetja Linditë Ramushi.

Krijuesit letrarë, artdashësit si dhe miqtë e beqir Musliut e të vetë librit janë të mirëseardhur dhe me praninë e tyre nderojnë jetën dhe veprën e mirëfilltë letrare të Beqir Musliut.

(Kurt Rexha)

You Might Also Like