Sportet me dorë

Amerikani Joshua Friedman përforcim i KV Drita

Joshua Friedman, përforcimi i ri i KV Drita Meshkujt

Me kënaqësi ju prezantojmë transferimin më të ri të KV Drita Meshkujt për sezonin e ri, pasuesin amerikan Joshua Friedman.

Joshua vjen nga një rrugëtim i suksesshëm në volejbollin universitar amerikan, duke qenë pjesë e programeve prestigjioze si Menlo University, USC University dhe Hawaii University. Me një gjatësi prej 1.92m, ai sjell cilësi, energji dhe eksperiencë të vlefshme në repartin e pasuesve.

Në moshën 24-vjeçare, Friedman konsiderohet një lojtar me potencial të madh dhe me karakteristika moderne të lojës, duke u dalluar për organizimin e sulmit, shërbimin dhe disiplinën taktike në fushë.

Jemi të bindur se Joshua do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë dhe do të ndihmojë KV Dritën në arritjen e objektivave për sezonin 2026/27.

You Might Also Like