Shkruan: Naser Latifi, profesor i Kulturës Fizike dhe Sportit
Mbytjet në ujë nuk janë aksidente, por pasojë e neglizhencës institucionale.
Çdo mbytje në det apo në ujëra të hapura është një alarm që nuk duhet të injorohet. Është koha për veprim të menjëhershëm nga institucionet qendrore dhe lokale.
Mësimi i notit është pjesë e kurrikulës shkollore në Kosovë, por fatkeqësisht asnjë komunë nuk e zbaton atë në praktikë, kryesisht për shkak të mungesës së pishinave dhe infrastrukturës së nevojshme. Kështuqë, një aftësi jetësore mbetet vetëm në letër.
Komuna e Gjilanit, por edhe të gjitha komunat e tjera, duhet ta kenë prioritet ndërtimin e pishinave publike dhe krijimin e kushteve për zbatimin real të mësimit të notit në shkolla.
Noti nuk është vetëm sport. Noti është siguri, edukim dhe mbrojtje e jetës. Çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë të mësojë të notojë, pavarësisht vendbanimit apo gjendjes ekonomike.
Investimi në pishina nuk është luks. Është investim në shëndetin, sigurinë dhe jetën e fëmijëve tanë.
Sa më i gjatë mosveprimi, aq më i lartë mbetet çmimi.
Mësimi i notit shpëton jetë!



