Gjilan

Është pensionuar ish-portieri dhe polici Muhamer Abdullahu

Ka mbërritur moshën e pensionimit ish-portieri i njohur gjilanas dhe polici i Kosovës, Muhamer Abdullahu.

Familjarë të tij në facebook kanë shkruar:

Sot është një ditë e veçantë për ne. Ti feston 65-vjetorin e lindjes dhe njëkohësisht pensionohesh pas 27 vitesh shërbim të ndershëm në Policinë e Kosovës.

Me përkushtimin, ndershmërinë dhe profesionalizmin tënd, ke fituar respektin e kolegëve dhe qytetarëve, duke qenë një nga policët më të respektuar të qytetit tonë.

Urime ditëlindjen, babi! Të uroj shëndet, lumturi dhe një pension të mbushur me qetësi e gëzim. Jemi krenarë me ty dhe të falënderojmë për gjithçka që ke bërë për familjen.

You Might Also Like